“Arrijnë të kafshojnë si gjarprinjtë”, Gashi vjen me akuza për PDK-në dhe LDK-në: Ja çfarë zbulova!

Aktuale

“Arrijnë të kafshojnë si gjarprinjtë”, Gashi vjen me akuza për PDK-në dhe LDK-në: Ja çfarë zbulova!

Nga: N. Sh. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:44
Lirim Gashi

Opinionisti Lirim Gashi përmes një shkrimi të gjatë ka folur për krimin dhe korrupsionin e madh që ndodhi që nga paslufta në Kosovë.

Ai në këtë shkrim ka kritikuar partitë politike që udhëhoqen me shtetin e Kosovës.

Gashi thotë se është abuzuar me ndjenjat dhe vlerat individuale, kombëtare dhe universale duke i përdorur ato si mbulesë mbi veprat e tyre krimogjene.

“Fatkeqësisht, kam konstatuar se ka shumë njerëz në popullin tonë pikërisht me këtë karakter të dhelprës, gjarpërit dhe kameleonit dhe kjo është arsyeja pse në krye të LDK-së, PDK-së, AKI-së, MPB-së, BIK-ut, prokurorisë, gjyqësorit dhe mediave mund të vinin Rrahman Morinët dhe Esat Toptanët më të rrëzikshëm se origjinali”, shkruan ai.

Sipas tij, kjo është gjithashtu arsyeja pse korrpusioni, hajnia, krimi dhe tradhtia ndaj popullit dhe shtetit ishte tek ne ndër shekuj kaq masive.

Ai shton se, kjo është në të njëjtën kohë arsyeja kryesore pse jemi populli më i rrezikuar në Evropë.

Shkrimi i plotë:

JA SI MUND T'I DALLONI DELET E ZEZA NË TUFËN E MADHE TË DELEVE TË BARDHA POLITIKE

Njerëzit më të lumtur në botë janë ata me lëkurë të trashë mbi qelizat e trupit dhe mbi neuronet e trurit.

Për ta bota është e sheshtë si Vojvodina, sepse ata nuk e ndjejnë padrejtësinë dhe nuk e luftojnë.

Ata janë egoistë dhe konformistë të pafund e të paskrupullt, ndaj jo vetëm që kërkojnë zgjidhje praktike për problemet e tyre, por nuk ndjejnë aspak ndërgjegje të keqe nëse ato zgjidhje i rrezikojnë interesat e shoqërisë dhe shtetit.

Ata madje edhe në luftë shkojnë për të tradhtuar dhe për të vjedhur, ndaj familjeve të tyre nuk u mungon gjatë gjithë kohës asnjë qime floku.

Ata gjithmonë abuzojnë me ndjenjat më të sinqerta dhe më të thella të shumicës së qytetarëve, duke e quajtur veten patriotë për të fituar favorin e tyre dhe për të marrë pushtetin politik.

Ata gjithçka planifikojnë me kalkulator xhepi në vend se me ndjenja dhe me bindje të pastra dhe derisa arrijnë në destinacionin e ëndrrave të tyre të rrezikshme ata rrinë të qetë si engjëjt.

Mirëpo sapo arrijnë ata kafshojnë si gjarprinjtë me shpejtësinë e udhëtimit të dritës.

Sepse abuzojnë me të gjitha ndjenjat dhe vlerat individuale, kombëtare dhe universale duke i përdorur ato si mbulesë mbi veprat e tyre krimogjene.

Fatkeqësisht, kam konstatuar se ka shumë njerëz në popullin tonë pikërisht me këtë karakter të dhelprës, gjarpërit dhe kameleonit dhe kjo është arsyeja pse në krye të LDK-së, PDK-së, AKI-së, MPB-së, BIK-ut, prokurorisë, gjyqësorit dhe mediave mund të vinin Rrahman Morinët dhe Esat Toptanët më të rrëzikshëm se origjinali.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse korrpusioni, hajnia, krimi dhe tradhtia ndaj popullit dhe shtetit ishte tek ne ndër shekuj kaq masive.

Kjo është në të njëjtën kohë arsyeja kryesore pse jemi populli më i rrezikuar në Evropë.

Sepse ta dëmtosh shtetin është njësoj si ta dëmtosh themelin dhe kulmin e shtëpisë sate.

90% e njerëzve këtu kryen krimet më të rënda pasi që e luajtën fillimisht rolin e patriotëve më bindshëm se çdo aktor profesionist teatri dhe filmi.

Sepse këtë rrugë klandestine e panë si mundësinë e vetme për të arritur në destinacionin e ëndrrave të tyre të rrezikshme dhe për të fituar fuqi të mjaftueshme politike për ta goditur fatalisht shoqërinë dhe shtetin.

Përmes analizave të mia të hollësishme gjithashtu zbulova se shqiptarët më të rrezikshëm mund të përshtaten më shpejt se kameleonët në situata të reja dhe të fshihen në tufat më të mëdha të deleve politike për t'u mbrojtur nga përgjegjësia për veprat e tyre të këqija të mëparshme.

Zbulimi dhe demaskimi i tyre, si dhe torturimi brutal i çdo kromozomi të tyre duhet të jetë jo vetëm kuptimi i jetës sime, por edhe kuptimi i jetës së çdo shqiptari normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat