Zyba: Kurti e ka kërkuar njohjen reciproke në dialog, por s’e ka marrë si garancion

Aktuale

Zyba: Kurti e ka kërkuar njohjen reciproke në dialog, por s’e ka marrë si garancion

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:48
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kërkuar njohjen reciproke në dialogun me Serbinë, por nuk e ka marrë si garancion.

Sipas tij, edhe pse nuk ka marrë garancion, nuk do të thotë që kërkesa është tjetërsuar.

“Nëse ka qenë në qendër njohja reciproke dhe nëse negociatori thotë njohja nuk vjen sikur kusht ose presion, por kushti është që nuk guxon dhe të pengon dikush në integrime, i bie që ka barazi, atë barazi e ka kërkuar Kurti. Kurti e ka lypë njohjen reciproke, por se ka marrë si garancion, s’e ka marrë, por nuk nënkupton që është tjetërsu. Nuk është zbutje e parimit, është e kërkesës”, tha ai.

Zyba thotë se nuk kanë hequr dorë si kërkesë për njohjen reciproke.

“Nuk kemi heq dorë si kërkesë, nuk është diçka që varet te ne, se varet te pala e kundërt dhe nëse  mund të them te kërkesa ose te presioni ndërkombëtar. Nëse do të duhej të kishte presion, duhej të kishte mbi këtë bazë, mbi këtë parim, se nëse ti e gjykon ose e paralajmëron se nuk do të ketë njohje reciproke, çfarë efekti do të kenë negociatat ose komunikimi i ndërsjellët? Pavarësisht a është kërkesë, a është refuzim i një kërkese”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat