Ministri i ri i Mbrojtjes tregon pse iu bashkua UÇK-së

Aktuale

Ministri i ri i Mbrojtjes tregon pse iu bashkua UÇK-së

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:56
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar si 19-vjeçar.

Ai tha se gjatë 25 viteve si ushtarak është shkolluar zhvilluar gradualisht deri në pozitën e të parit të ushtrisë.

“Zhvillimi im ka filluar nga zero mund të themi në kohën e kyçjes sime në UÇK si 19-vjeqar dhe jam zhvilluar si ushtarak gjatë këtyre 25 viteve duke përfunduar ehe shkollime të ndryshme dhe duke qenë pjesë e shumë operacioneve dhe trajnimeve të ndryshme që janë zhvilluar në FSK.

Gjithashtu kam qenë në pozicione të ndryshme që më kanë mundësuar zhvillim që rrjedhimisht më ka dërguar në pozitën e një lideri strategjik kur përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes në këtë rast”, deklaroi Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat