Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro

Aktuale

Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:02
Aeroporti Adem Jashari

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur konferencë për medie me temën: “Kontributi ekonomik i Diasporës Kosovare, Vera 2023”.

Gjithashtu ka prezantuar studimi hulumtues rreth efektit ekonomik të diasporës për periudhën 15 qershor deri më 15 shtator.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se në këtë periudhë në Kosovë kanë ardhur mbi 250 mijë bashkatdhetarë, të cilët gjatë qëndrimit dy javor të tyre kanë shpenzuar rreth 2 750 euro.

Sipas tij, 1 000 deri 3 000 euro shpenzuan 55% e tyre, 3 000 deri në 5 000 35% dhe mbi 5 mijë 5% e mërgimtarëve, duke sqaruar se të gjitha shpenzimet kapin vlerën e 750 milionë eurove.

Shahini pohoi se në pushime, dasma, fejesa dhe ahengje shkuan rreth 55% e këtyre mjeteve, patundshmëri e meremetim rreth 30% dhe të tjera 15%.

“Ishin mbi 250 mijë bashkatdhetarë erdhën së paku një herë në Kosovë. Ata që vijnë në javë në muaj janë rreth 1 milion”.

“Ata qëndruan përafërsisht 2 javë. Ata thanë se kanë shpenzuat 1 000 deri 3 000 euro 55% e tyre, 3 000 deri në 5 000 35%, mbi 5 mijë 5%. Mërgata shpenzoi 2 750 euro përafërsisht në Kosovë gjatë qëndrimit në Kosovë. 750 milionë shpenzoi para kesh në Kosovë këtë verë, kjo është infuzioni më i madh i dhënë ekonomisë”.

“Por ku shkuan këto para, shkuan në pushime, dasma, fejesa dhe ahengje rreth 55%, patundshmëri e meremetim rreth 30%, të tjera 15%. Ata mbeten fuqia e vetme që bënë shpenzime të mëdha në Kosovë. 2.5 miliardë euro në vit llogaritet se sjellin këtu duke përfshirë të gjitha dërgesat, makinat, investime edhe pret kesh kur ata vijën në Kosovë”.

Lumnije Ajdini, nga AKB-ja tha se diaspora meriton më shumë vëmendje nga institucionet në mënyrë që mjete e tyre të përdoren edhe për investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat