Familja e policit të vrarë në veri hap të pamen, gruaja dhe tre fëmijët në gjendje të rëndë emocionale

Aktuale

Familja e policit të vrarë në veri hap të pamen, gruaja dhe tre fëmijët në gjendje të rëndë emocionale

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Në familjen e policit të vrarë në veri, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime.

Familjarët e zyrtarit policor Afrim Bunjaku kanë hapur të pamen.

Pranë shtëpisë së policit të rënë në detyrë po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Polici i rënë në detyrë ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat