Zhvillimet në veri, Berisha i bën thirrje presidentes të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Aktuale

Zhvillimet në veri, Berisha i bën thirrje presidentes të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:54
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, për sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës ka thënë se është një sulm ushtarak në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Prandaj duhet që presidentja në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe të krijohet një shtab për ta menaxhuar këtë emergjencë që do ta udhëheq vetë presidentja”, ka thënë Berisha në edicionin special të RTV Dukagjinit.

Berisha ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të mobilizojë të gjtha kapacitetet për të mbështetur Policinë në zbatimin e detyrave që ua jep Kushtetetuta dhe ligji.

“Policia e Kosovës me plan të reagimit kombëtar është reaguesi i parë kurse Qeveria duhet të kërkoj drejtëpërdrejt nga KFOR-i që të jetë në nivelin e përgjegjësisӕ që ka, bazuar në mandatin na jep Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe atë konkretisht të vendoset në vija kufitare dhe të pamundësojë depërtimin e trupave tjera në Kosovë”, ka thënë tutje Berisha nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat