Kurti për “The Guardian”: Vuçiqi më shan në serbisht në takime, Lajçaku dhe Borrell-i nuk ndërhyjnë

Aktuale

Kurti për “The Guardian”: Vuçiqi më shan në serbisht në takime, Lajçaku dhe Borrell-i nuk ndërhyjnë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se brenda tryezës së bisedimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.

“Ai (Vuçiqi) më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”. 

U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.

“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat