Shefi i EULEX-it: I tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës

Aktuale

Shefi i EULEX-it: I tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai u ka shprehur ngushëllime të thella familjarëve të policit të vrarë në Zveçan.

“Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës.

Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. Iu uroj shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat