Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por edhe krenari, i ndjeri ka shkuar me vullnet në punë

Aktuale

Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por edhe krenari, i ndjeri ka shkuar me vullnet në punë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:43
Gani Bunjkau

Gani Bunjaku, axha i Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri, tha se ndjejnë dhimbje, por edhe krenari.

Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë.

“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbisundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat