“Të angazhohet FSK”, Gazetari shqiptar: Ndaj grupeve militare të strukturuara duhet ushtria

Aktuale

“Të angazhohet FSK”, Gazetari shqiptar: Ndaj grupeve militare të strukturuara duhet ushtria

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Gazetari Albi Xhunga komentoi situatën në veri të Kosovës, ku një polic dhe tre sulmues janë vrarë ndërsa një polic është plagosur dhe një sulmues është arrestuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se duhen angazhuar Forcat e Armatosura të Kosovës, pasi policia nuk mund të përballet me kontrabandistët, referuar rastit të fundit që ndodhi në veri.

“Ajo që është interesante është se Kurti e konsideroi këtë me të drejtë, jo si një grup keqbërësish, por si një grup të strukturuar ushtarak. A mjafton policia e Kosovës për të rrethuar këtë grup dhe a do të duhej që të angazhoheshin trupa speciale të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Nuk është punë e policisë për t’ u përballur me kontrabandistë, qoftë dhe  deri me terroristë. Është ushtria që duhet të përballet me grupet e strukturuara”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat