Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:03
Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Basnjkë të Zveçanit, ka qenë një operacion i planifikuar gjatë, ku si pasojë u vra një zyrtar policor.

Smakaj, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, mes tjerash theksoi se ky grup i armatosur është munduar që ta fus një element të rrezikshëm që shteti i Serbisë e përdorë vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, e që sipas tij është kisha ortodokse serbe.

“Ky është një operacion konkret i planifikuar. Gjitha veprimet që i kemi parë bëjnë me kuptu që ky është një operacion i planifikuar gjatë, nuk është një operacion i rastit, veprimi dhe sulmi ndaj uniformave është i përzgjedhur, vendosja e barrikadave dhe koha e vendosjes është ka qenë shumë e qartë se konfrontimi do të jetë me zyrtarë të shtettit dhe më pas strehimi në manastir që me involvu një reagim jashtëkontrollit”, u shpreh Smakaj.

“Mobilizimi është më i thellë, grupi i organizuar, veprimet janë të koordinuara, janë munduar me fut një element të rrezikshëm që në arenën ndërkombëtare Serbia vazhdimisht e ka përdorur, elementin e kishës ortodokse serbe. Çfarëdo veprimi që do të kishte ndodhur jashtë kësaj si ka reaguar Policia e Kosovës, ne do të ishim në një situatë të pafavorshme, në aspektin edhe të arsyetimit ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat