Kraki: Sot Kosova u dëshmua dhe veproi si shtet serioz e funksional

Aktuale

Kraki: Sot Kosova u dëshmua dhe veproi si shtet serioz e funksional

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 00:16
Nezir Kraki

Nezir Kraki, njohës i çështjeve politike, tha se Sot Kosova u dëshmua dhe veproi si shtet serioz e funksional dhe shtet me të cilin nuk mund të luan askush më.

“Policia e Kosovës mbetet ndër policitë më profesionale dhe me efikase jo veç në Ballkan, por edhe në Evropë. Respekt e konsiderate të pakufishme secilit e secilës që angazhohet për mbrojtjen e lirive tona, mbrojtjen e pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai në ‘Facebook’

Sipas tij këto sulme dhe krejt veprimet e papranueshme të Serbisë ndaj Kosovës janë si rezultat i qasjes përkëdhelëse ndaj një fashisti siç është Vuçiqi.

Postimi i plotë

Kosova Republikë!

Sot Kosova u deshmua dhe veproi si shtet serioz e funksional. Shtet me te cilin nuk mund te luan askush më.

Policia e Kosovës mbetet nder policite me profesionale dhe me efikase jo veç ne Ballkan por edhe ne Evrope. Respekt e konsiderate te pakufishme secilit e seciles qe angazhohet per mbrojtjen e lirive tona, mbrojtjen e pavaresise dhe te shtetit te Kosoves.

Vazhdoj ta kem bindjen qe keto sulme dhe krejt veprimet e papranueshme te Serbise ndaj Kosovës janë si rezultat i qasjes perkedhelese te Escobarit dhe Lajçakut ndaj nje fashisti siç eshte Vuça i Millosheviçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat