Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Aktuale

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili mbeti i lënduar gjatë aksionit në Banjska Zveçani, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës Jugore.

I njëjti po qëndron në spital dhe nesër pritet t’i nënshtrohet një operacioni. Kështu ka thënë  drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca Zhubi.

“Kemi një pjesë të policisë, e cila është plagosur nga copa predhash. Në konsultim me kirurgun është konstatuar se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje”,  tha Zhubi.

Vrasja e policit / Asnjë zë nga Lista Serbe për sulmet terroriste në veri, para 10 dite Radojçiq kishte kërcënuar publikisht Kurtin
Me fjalë të tjera, ai ka shtuar se që nga orët e hershme të mëngjesit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën Jugore janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Kosovës.

Disa nga të lënduarit janë transferuar në Prishtinë dhe të gjithë janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zhubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat