Çunat e Vlorës publikojnë një video teksa i këndojnë Adem Jasharit: Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë

Aktuale

Çunat e Vlorës publikojnë një video teksa i këndojnë Adem Jasharit: Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë

Nga: M.H. Më: 25 shtator 2023 Në ora: 06:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së djeshme vrasja tragjike e policit nga Kosova nga terroristët serbë është bashkëndjerë nga të gjith shqiptarët kudo që janë.

Reagimet dhe vizitat tek familjarët e viktimës nuk kanë munguar dje, gjithashtu edhe përkrahja moral që është dhënë, përcjell “Bota sot”.

Njejt në përkrahje të situatës së Kosovës janë shprehur edhe disa çuna nga Vlora e Shqipërisë.

Ata shihen teksa janë në një moment feste dhe I këndojnë Kosovës me këngën kushtuar Adem Jasharit.

Çunat thonë se “Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë”.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në orën 16:00 do të varroset me nderime shtetëore polici Afrim Bunjaku.

Më poshtë gjeni videon e çunave të Vlorës:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat