Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë nga terroristët në veri

Aktuale

Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë nga terroristët në veri

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dalë me njoftimin e fundit për sulmin terrorist në Banjskë ku ka bërë të ditur se dy terroristë dhe katër të tjerë të përfshirë i kanë arrestuar.

Policia thotë se situata vazhdon të jetë e tensionuar, por se e kanë nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat