Vrasja e policit në veri, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulin flamurin në gjysmështizë

Aktuale

Vrasja e policit në veri, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulin flamurin në gjysmështizë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 09:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku, edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.

 

“Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka nxjerrë flamurin në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku një polic u vra, një u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat