Eksperti Elezi: 70 % e monedhave të falsifikuara në Kosovë vijnë nga Serbia

Aktuale

Eksperti Elezi: 70 % e monedhave të falsifikuara në Kosovë vijnë nga Serbia

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 09:22
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha për “Good Morning Albanians”, se monedhat false në Kosovë futen kryesisht nga Serbia dhe nga Bullgaria.

Ai tha se falsifikimi i tyre ka nisur që prej vitit 2002,  por pas pandemisë është shtuar fluksi i përdorimit të tyre edhe është kthyer në një shqetësim shumë serioz.

“Falsifikimi i kartëmonedhës 5 euro dhe 2 euro, rezulton nga viti 2002 dhe tutje, por nga koha e pandemisë e deri më tani, mund të themi se në tregun e Kosovës, por edhe në rajon, është një fluks i madh i përdorimit apo një fluks i madh i përdorimit të këtyre mjeteve dhe është një shqetësim serioz.

Kryesisht kjo monedhë e falsifikuar vjen nga Serbia dhe nga Bullgaria. Nëse flasim për përqindje, diku te 70% vijnë nga Serbia dhe 30%  vijnë nga Bullgaria”-tha Bedri Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat