Hoxhaj: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun

Aktuale

Hoxhaj: Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 09:44
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës, në nderim të policit Afrim Bunjaku.

Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka nderuar policin që u vra të dielën në veri.

“Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka publikuar edhe një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës.

Kosova sot mban ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat