Sulmet ndaj Policisë në veri, reagon “Atlantiku”

Aktuale

Sulmet ndaj Policisë në veri, reagon “Atlantiku”

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 09:54
Pamje nga veriu i Kosovës

Shoqata “Atlantiku” ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës, që u bën nga një formacion kriminal. Ku mbeti i vrarë një polic dhe tre të tjerë u lënduar, dy prej tyre me armë zjarri.

E në emër të shoqatës ata i kanë shprehur ngushëllimet familjes Bunajku (Afrim Bunjaku, polici i vrarë).

“Shoqata “Atlantiku” po përcjell me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, ku në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe sigurisë ra polici Afrim Bunjaku e u plagosën dy kolegë të tij. Në emër të krejt anëtarësisë i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bunjaku, ndërsa policëve të plagosur ju urojmë shërim dhe rikthim të shpejtë në detyrë. Shprehim mirënjohjen për organet e rendit të Republikës së Kosovës, të cilat me profesionalizmin e tyre parandaluan sot skenarin serb për të shkaktuar një gjakderdhje të re të përmasave të mëdha, që do të çonte në një luftë të re shqiptaro-serbe”, thuhet në njoftim.

Ata kanë vlerësuar mbështetjen që i ka dhënë ambasadori amerikanë në Kosovë organeve kompetente të Kosovë, gjithashtu, ata kanë shprehur gatishmërinë në çdo rast, kur është fjala për sovranitet e institucionet e Kosovës.

“Vlerësojmë Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e tij dhënë rendit kushtetues dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, dëshmi kjo e miqësisë së palëkundur e të qëndrueshme afatgjate në mes të ShBA-së dhe popullit të Kosovës. Ftojmë faktorin politik shqiptar në Ballkan dhe sidomos në Kosovë për një unfikim të qëndrimeve dhe veprimeve politike kundrejt politikës agresive të Serbisë dhe për krijimin e një fronti të përbashkët politik kombëtar. Në emër të ish-ushtarëve dhe anëtarësisë shprehim gatishmërinë dhe mbështetjen tonë në çdo rast për sovranitetin, institucionet, lidershipin demokratik dhe forcimin e shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat