Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

Aktuale

Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:28
Pamje nga veriu

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala i ftuar në Euronews Albania tha se 24 pjesëtarët e grupit terrorist serb, të cilët sulmuan ditën e djeshme policinë e Kosovës, mund të jenë larguar për në Serbi.

Ai tha se ekziston një marrëveshje mes KFOR dhe Serbisë e cila në rast se shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe ka pranuar se ata kanë qenë pjesë e uniformuar nga ushtria, KFORM mund t’u ketë mundësuar kalimin nëpërmjet një korridori të sigurt për në Serbi.

“Pikërisht pjesa tjetër mbetet pyetja hipotetike, se a inteferoi KFOR-i për t’u mundësuar një korridor që këta të lëvizin në territorin e Serbisë, pasi ekziston një marrëveshje mes KFOR dhe Serbisë në rast se personeli ushtarak i Serbisë hyn në territorin e republikës së Kosovës, me apo pa dashje ata mund të kërkojnë ndihmë që t’u mundësohet një korridor i sigurisë për t’u tërhequr në korridorin e Serbisë.

Pyetja është a e ka pranuar shefi i shtabit të ushtrisë se këta ishin  pjesëtarë të uniformuar dhe pjesëtar të ushtrisë së Serbisë, në këtë bazë KFOR i mundësn në një masë më ndryshe që këta të lëvizin për në territorin e Serbisë. Kosova duhet të kërkojë një informacion më të saktë nga ndërkombëtarët për komunikimin që mund të ketë patur KFOR-i”,-tha Drizan Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat