Pasdite prezantohet armatimi i sekuestruar në Manastirin e Banjskës

Aktuale

Pasdite prezantohet armatimi i sekuestruar në Manastirin e Banjskës

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Sot, në orën 14:00 do të bëhet prezantimi i armatimit që është sekuestruar dje në Manastirin e Banjskës.

Prezantimi i armatimit do të bëhet në Kampin “Enver Zymber” në jug të Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëvendësdrejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Ne ora 14:00 do te behet prezantimi i armatimit dhe gjithçka tjetër qe u sekuestrua dje ne Manastirin e Banjskës. Prezantimi do të behet në Kampin “Enver Zymberi”, në jug të Mitrovicës".

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.

Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua  ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat