Sarrazin jep detaje pas takimit me Kurtin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Aktuale

Sarrazin jep detaje pas takimit me Kurtin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:22 Përditësuar në ora: 12:37 më 25.09.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Kurti s’deklarohet për medie pas takimit me emisarin gjerman

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është deklaruar për medie pas takimit që ka zhvilluar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti pas takimit është nisur për të marr pjesë në mbledhje komemorative, e cila organizohet me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku.

Sarrazin është duke qëndruar në Kosovë pas sulmit të djeshëm ndaj policisë së Kosovës nga një grup terrorist serb, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Emisari i Gjermanisë, Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai pas takimit me Kurti para mediave ka thënë se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Afrim Bujaku, i cili mbeti i vrarë nga sulmet në veri.

Madje, tha se vizita e tij ka qëllim solidarizimin dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.

Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”.

Sarrazin kërkon zgjidhje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, tha se duhet ecur përpara në gjetjen e një zgjidhjeje për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme situata e sigurisë në veri dhe reagimi për një gjë të tillë duhet të jetë i qartë, raporton Ekonomia Online.

Sarrazin shtoi se nëse kërkohet zgjidhje për veriun, duhet pasur një dialog të suksesshëm.

I pyetur në atë se sa është e mundur që dialogu të vazhdojë, Sarrazin tha se nuk ka ndonjë informatë, por që thotë se duhet të punohet nga të dyja palët.  

Ne mundohemi të bëjmë më të mirën tonë, që të tregojmë se në fund, ne jemi miq të Ballkanit Perëndimor, de duam tu ndihmojë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe kjo është një rrugëtim që do të udhëhiqet nga dialogu. Kancelari im ka qenë i qartë kur vizitoi Prishtinën para një viti e tre muajsh, por sigurisht kultura politike dhe vendimmarrja politike nuk mund të bëhet nga Gjermania, ne mundemi vetëm t’i mbështesim miqtë tanë në marrjen e këtyre hapave. Siç e thash më parë, kjo nuk është dita për të biseduar për këto çështje, por është për të shprehur solidaritet”.

Dialogu, mund sigurisht të vazhdojë, dhe është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në rrugën e të arriturit të implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Çka unë dëgjoj në Beograd dhe në Prishtinë është se marrëveshja e Ohrit është një gurthemel që mund të qojë në një drejtim shumë pozitiv të marrëdhënieve. Por siç e shohim, për momentin nuk është duke u implementuar në mënyrë të suksesshme dhe mendoj se ky nuk është momenti që të ndalojmë së përpjekuri që kjo marrëveshje të implementohet në mënyrë të suksesshme. Nuk kam informacion që mund të ndaj me ju, por mendoj se sa kapitali politik do të investoj në dialog do tregojë sa ky dialog do jetë i suksesshëm”.

Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai është shprehu se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës. Pas takimit me kreun e Qeverisë, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policitë Afrim Bujakut i cili mbetet i vrarë në këtë aksion.

Madje tha vizita e tij ka qëllim që të solidarizohet me të gjithë dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.

Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”.

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.

Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua  ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë.

Sarrazin në Kosovë pas sulmit në veri, takohet me Kurtin

Emisarin për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar në Kosovë pas sulmit të djeshëm ndaj policisë së Kosovës nga një grup terrorist serb, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Sarrazin është në takim me kryeministrin Kurti që nga ora 10:00, dhe takimi është duke vazhduar ende në objektin e Qeverisë.

Në Kosovë është shpallur ditë zie, vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani në shenjë respekti për policin e vrarë në afërsi të Banjskës.

Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën, ka vendosur që e hëna e 25 shtatorit të shpallet ditë zie kombëtare për nder të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të Kosovës.

Të dielën në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës nga një grup i armatosur, ku një polic është vrarë, një është plagosur e një tjetër është lënduar.

Institucionet e Kosovës kanë reaguar për rastin, ku të njëjtin e kanë cilësuar sulm terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat