Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku, ul flamurin në gjysmështizë

Aktuale

Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku, ul flamurin në gjysmështizë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie shtetërore në nderim të Bunjakut, e Ambasada ka thënë se u bashkohet institucioneve në këtë ditë zie.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat