Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Aktuale

Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:50
Manuel Sarrazi

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai është shprehu se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës. Pas takimit me kreun e Qeverisë, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policitë Afrim Bujakut i cili mbetet i vrarë në këtë aksion.

Madje tha vizita e tij ka qëllim që të solidarizohet me të gjithë dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.

Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.

Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua  ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat