Lansohet pako për mbrojtjen e fëmijëve – Nagavci: Parim kyç mbetet siguria e mbrojtja ndaj çdo dukurie

Aktuale

Lansohet pako për mbrojtjen e fëmijëve – Nagavci: Parim kyç mbetet siguria e mbrojtja ndaj çdo dukurie

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 12:05
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se Ministria ka parim kyç sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve ndaj çdo dukurie negative dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për ta.

Këtë ajo e ka thënë në ceremoninë e lansimit të pakos së moduleve për mbrojtjen e fëmijëve.

Ministria e Arsimit e ka parim kyç sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve ndaj çdo dukurie negative dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për ta, në këtë frymë është hartuar edhe kjo pako udhëzuese për mbrojtjen e fëmijëve dhe me anë të këtyre moduleve MAShTI synon që asnjë fëmijë të mos e braktisë shkollimin, por të krijoj mësimin e sigurt dhe me kushte sa më të mira e me kënaqësi për ta”.

Nagavci tha se kjo pako shtron rrugën për mbështetje institucionale në mbrojtjen e fëmijëve.

Sot po e shënojmë finalizimin e një pune të madhe e cila i ka në qendër më të vegjlit dhe më të dashurit tanë. Lansimi i pakove të moduleve tematike për mbrojtjen e fëmijës, është një ngjarje më rëndësi të veçantë sepse shtron rrugën për mbështetje institucionale në mbrojtjen e secilit fëmijë”.

Rezultatet mësimore janë qëllimi kryesor i institucioneve arsimore, por parandalimi i rreziqeve ndaj fëmijëve është përgjegjësi institucionale dhe shoqërore, është përgjegjësi e neve që kemi zgjedhur dhe vendosur të punojmë me fëmijët tanë, vetëm kështu mund te sigurojmë mbrojtjen e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre të plotë në aspektin fizik, intelektual, social e emocional”.

Drejtori i Organizatës “SIT”, Kadri Gashi tha se projekti ka për qëllim promovimin e jetesës së shëndetshme, të barabartë te të rinjtë.

Qëllimi i këtij programi, ka qenë programi i vitit 2007, kur është shënuar për herë të parë në Ballkan edhe ka vazhduar në Kosovë”.

Ajo që jemi mundu me bo në bashkëpunim me të gjithë institucionet deri më tash ka qenë integrimi i edukimit për shkathtësi të jetës në korrikulat shkollore në shkollat e mesme dhe shkollat fillore, më mënyrë që të mundësojmë që të rinjtë të promovojnë stile të shëndetshme të jetës, jo të dhunshme dhe të barabarta gjinore, të cilat kontribuojnë në një shoqëri paqësore” .

Ai falënderoi grupin punues, të cilët ishin të angazhuar nga viti 2007 në këtë projekt.

“Pa këtë grup punues, i cili ka qenë një akter goxha multi-disiplinar, prej Agjensionit për Barazi Gjinore, pastaj Ministrisë së Arsimit, Drejtorive Komunale të Arsimit, koordinator të cilësive, mësimdhënës që kanë qenë prej vitit 2007 mbështetës të këtij programi

Ceremonia filloi me një minutë heshtje, që u thirr nga Nagavci, për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

“Duke pasur parasysh që sot është një ditë zie, me lejoni që të shprehi ngulitshmet më të sinqerta në humbjen e jetës në një sulm të terroristë ndaj zyrtarit të policisë, rreshterit në detyrë, te ndjerit apo tashmë heroit me të ri të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, ju ftoi të gjithëve një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së rreshterit në detyrë” u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat