Kurti s’deklarohet për medie pas takimit me emisarin gjerman

Aktuale

Kurti s’deklarohet për medie pas takimit me emisarin gjerman

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 12:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është deklaruar për medie pas takimit që ka zhvilluar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti pas takimit është nisur për të marr pjesë në mbledhje komemorative, e cila organizohet me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku.

Sarrazin është duke qëndruar në Kosovë pas sulmit të djeshëm ndaj policisë së Kosovës nga një grup terrorist serb, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Emisari i Gjermanisë, Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai pas takimit me Kurti para mediave ka thënë se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Afrim Bujaku, i cili mbeti i vrarë nga sulmet në veri.

Madje, tha se vizita e tij ka qëllim solidarizimin dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.

Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat