Zhvillimet në veri, policia në orën 14:30 prezanton armët e konfiskuara

Aktuale

Zhvillimet në veri, policia në orën 14:30 prezanton armët e konfiskuara

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 12:58
Armët e konfiskuara

Policia e Kosovës në orën 14:30 do të mbajë konferencë për media  lidhur me zhvillimet në veri.

Siç bëhet e ditur në një njoftim, gjatë kësaj konference do të prezantohet arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma

Dhe pajisje logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës që u kapën në veri.

Një ditë më parë gjatë një sulmi në Banjskë të Zveçanit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat