“Askush të mos guxojë ta quajë Shqipërinë shtet amë”, publicisti ‘shpërthen’ keq pas ngjarjeve në veri të Kosovës

Aktuale

“Askush të mos guxojë ta quajë Shqipërinë shtet amë”, publicisti ‘shpërthen’ keq pas ngjarjeve në veri të Kosovës

Nga: A.M. Më: 25 shtator 2023 Në ora: 13:12
Pamje nga veriu

Publicisti Milaim Nela ka reaguar sërish pas ngjarjeve të fundit në veri.

Ai në një postim në Facebook u shpreh i ashpër, kjo për shkak të reagimit të Shqipërisë për sulmet e terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës.

“Pas ngjarjeve të djeshme askush të mos guxojë ta quajë Shqipërinë shtet AMË!

Në rastin më të mirë Shqipëria është sjellë me Kosovën si njerkë e keqe dhe e pabesë”, shkroi ndër të tjera Nela, përcjell “Bota sot”.

Posimi i plotë

Pas ngjarjeve të djeshme askush të mos guxojë ta quajë Shqipërinë shtet AMË!

Në rastin më të mirë Shqipëria është sjellë me Kosovën si njerkë e keqe dhe e pabesë!

***

KOSOVA ka qenë gjithmonë zemra dhe mbetet djepi i shqiptarizmës e kështu do të jetë gjithmonë e jetë!

Edhe disa arritje që i kemi në futboll i kemi falë djemve të Dardanisë!

Pa ata do ishim duke ngrohur fundin e tabelave siç kemi bërë gjithmonë!

Të dua Kosovë siç të kam dashtë që ditën e parë që kam mësu emrin tand!

Ti për çdo shqiptar - siç e ka thanë i madhi Ali Podrimja - je GJAKU YNË QË NUK FALET!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat