Vazhdojnë ekzaminimet në Banjskë, gjenden jelekë taktikë e pajisje të tjera luftarake

Aktuale

Vazhdojnë ekzaminimet në Banjskë, gjenden jelekë taktikë e pajisje të tjera luftarake

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Përveç trupit të pajetë të të dyshuarit të katërt për sulmin e djeshëm terroristit, policia në vazhdimësi gjatë kontrolleve në terren ka hasur edhe në pajisje të tjera luftarake, si jelekë taktikë, antiplumba,.

Derisa në afërsi të Manastirit të Banjskës është gjetur edhe një minahedhës.

Këto kontrolle po vazhdojnë derisa në ora 14:30 policia do të prezantojë armatimin dhe pajiset e kapura në këtë fshat verior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat