Situata në veri, Lajçak jep detaje për takimin me Escobar dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit e Melonit

Aktuale

Situata në veri, Lajçak jep detaje për takimin me Escobar dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit e Melonit

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:55
Foto nga takimi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner.

Në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në Veriun e Kosovës situata është e tensionuar, pasi të dielën një grup terrorist vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat