Hoxha për aksionin në veri: Është paralajmërimi i një faze të rrezikshme

Aktuale

Hoxha për aksionin në veri: Është paralajmërimi i një faze të rrezikshme

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 21:34
Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se aksioni i së dielën në Basnjkë të Leposaviqit ishte i organizuar dhe mbështetur nga Serbia.

Ai thotë se ky aksion është vetëm paralajmërimi i një faze të rrezikshme në të cilën mund të futet vendi.

Hoxha thekson se ky nuk është moment çlirimi por duhet të jetë moment mobilizimi.

“Kemi nisur me festu herët. Më shumë do ta vendosja theksin te ajo se çka është gjetur nga ky aksion i përgatitur me përmasat e veta, sasia e armatimit, tregon se ky nuk ka qenë operacion naiv apo kryengritës i disa njerëzve të frustruar.

Ka qenë operacion që është lejuar nga shteti serb e sipas të gjitha gjasave është mbështetur dhe organizuar nga shteti serb, dhe nuk do të thotë që ky është fundi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat