Gorani: Gjithçka po flitet, po thuhet se në veri të Kosovës ka me dhjetëra të vrarë – Vuçiq e pësoi

Aktuale

Gorani: Gjithçka po flitet, po thuhet se në veri të Kosovës ka me dhjetëra të vrarë – Vuçiq e pësoi

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 21:41
Analisti Dukagjin Gorani

Analisti Dukagjin Gorani vlerëson se nga situata e djeshme e sulmit në veri ndaj Policisë së Kosovës, më së shumti e ka pësuar presidenti serb Vuçiq.

Analisti Gorani u shpreh se flitet se janë dhjetëra sulmues të vrarë, por këto janë informata të pakonfirmuara.

“Tash gjithçka flitet edhe nëpër rrjete sociale, por ajo që unë e kam ndi është se atje flitet se ka me dhjetëra të vrarë, me dhjetëra. Tash kjo nuk është e konfirmuar, por aq sa dihet janë katër sulmues të vrarë, por vetëm fakti se fliten këto fjalë unë pres reagime të vazhdueshme këto ditë në skenën politike serbe se dikush duhet me jap përgjegjësi”.

“Njeriu që ka pësuar më së shumti këtu është Vuçiqi, ai sot mendoj unë është njeriu më i vetmuar në dynja, meqenëse e din se strukturat që ka mendu që i ka nën kontroll nuk i ka. Ai e di që kjo që ka ndodh në veri të Kosovës, edhe nëse ai s’ka qenë i përfshirë, atij ka me ju faturu. Edhe me të drejtë sepse këto janë struktura me të cilat ai ka bashkëpunu”, tha Gorani në Pressing.

“Dje ai tu u mundu me heq fajësinë nga vetja, i fajësoi në tërësi serbët e Kosovës, kjo ka mi pas pasojat e veta”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat