“Në moment kanë nisur të shtënat” / deputeti i VV-së: Kam burime, qëllimi ishte të vriten sa më shumë polici

Aktuale

“Në moment kanë nisur të shtënat” / deputeti i VV-së: Kam burime, qëllimi ishte të vriten sa më shumë polici

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 21:55
Deputeti i LVV-së Enver Dugolli

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, tha se ka informata të sigurta që dje në Banjskë të Zveçanit qëllimi i sulmuesve ishte që të vriteshin sa më shumë policë.

Teksa po diskuton në “Pressing”, Dugolli tha se në Banjskë u kap armatim ushtarak që gjendet vetëm në depo ushtarake e jo nëpër shitore të armëve.

“Bëhet fjalë për armatim ushtarak i cili nuk gjendet në treg të lirë, nuk mund t’i gjesh në shitore të armëve. Vuçiqit i ka dështu plani”, tha ai.

“Plani ka qenë që fillimisht të vriten sa më shumë policë”, u shpreh Dugolli.

“Sipas informatave që i kam, Policia e ka pa fillimisht rrugën e bllokuar dhe i kanë thirrë kolegët e tyre për përforcime, nuk ka pas asnjë lëvizje. Në momentin që kanë shku me përforcime dhe kanë dalë tek ai vendi, ata kanë fillu të shtëna nga të dyja anët, ka qenë prita L, pritë profesionale-ushtarake, për me shkaktu viktima të shumta në polici. Tre ju kanë duk pak, në momentin që të vinë shumë, atëherë të shtien me të gjitha edhe kanë shti ashtu, por fati kanë shpëtu vetëm me një viktimë. Profesionalizmi i tyre dhe në njëfarë forme policët kanë fillu kundërsulm dhe e kanë tërheq rreshterin Bunjaku dhe kanë fillu të shtënat me ta. Pastaj kanë ardhë ende përforcime, por me automjete të blinduara dhe sulmuesit janë tërheq duke u futur në manastir”, tregoi ai.

Ai tha se për sulmin në veri ekzistonte edhe një skenar i dytë.

“Skenari i dytë, ka qenë, se aty ka pas pelegrinazh, civil dhe klerikë fetarë. Kanë mendu që policia do t’i sulmojë dhe në sulm e sipër vriten civilë e pelegrinazh, prishet manastiri, dhe ky lajm të shpërthejë në gjithë botën e të akuzohet Kosova se po shkelë edhe në kultet fetare. Ky ka qenë kurthi më i rrezikshëm për Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat