Kurti: Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në veri

Aktuale

Kurti: Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në veri

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 22:17
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi ku shihen një mori armë dhe pajisje të nivelit ushtarak e të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës pas sulmit në veri.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti ka thënë se autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit.

Ai thotë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.

“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, shkroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat