Mehmetaj tregon dy skenarët: Ja pse dhe nga kush ndodhi sulmi dje në Kosovë

Aktuale

Mehmetaj tregon dy skenarët: Ja pse dhe nga kush ndodhi sulmi dje në Kosovë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 22:39
Veri

Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar dy skenarët e mundshëm të ngjarjes së rëndë në veri të Kosovës ku u sulmua policia nga një grup terroristësh.

Në studion e Top Story, ai dha dy skenarë që sipas tij i afrohen më shumë të vërtetës.

E para sipas tij është një provokim që donte ai grup serbësh që t’i sulmonte policia e Kosovës dhe të dilnin me deklaratë se Kurti po na sulmon dhe të rritej pakënaqësia nga ndërkombëtarët.

E dyta sipas gazetarit, mund të jetë dora e Rajdoçiç që i rebelohet Kurtit për t’i treguar se është më i fortë se ai.

“Në Kosovë janë futur armë që mund të bëhet luftë dhe mund të rrezikohet populli. Kjo dëshmon që dialogu që na u tha se ua rrit marrëveshja pak muaj më parë, paska dështuar. Nuk jemi në situatë feste këtu, nëse policia është përgjigjur me profesionalizëm kjo nuk është surprizë. Kështu ka vepruar Kosova gjithmonë. Ky nuk ishte i suksesshëm se u vra një polic. Pse veprojnë bandat kriminale lirshëm, ajo mund të shpërndahet në pjesë të tjera të Kosovës. Në botë raportohet se ka pasur përplasje, kjo nuk është fitore. Ne të gjithë këtu e dimë kush është agresori. Nuk kemi nevojë me konstatu gjëra që dihen. Janë dy versione, çka ka dashur Serbia të bëje. E para Kurti pati pakënaqësi me ndërkombëtarët. Ideja e shtetit Serb meqë ekziston kjo të futemi, le të na sulmoj policia, të themi Kurti po sulmon vendet e shenjta tona. Ky është versioni më afër të së vërtetës. E dyta Milan Radojiçiç është një miliarder që kontrollon veriun, pa të nuk funksionon asgjë në veri. Ky është në listën e zezë të SHBA. Vuçiçi e ka pranuar sekuencimin e marrëveshjes dhe i ka garantuar që ai do t’i bindë serbët të futen ne zgjedhje por ata nuk duan kështu. Po thuhet që ka një përçarje mes Vuçiç dhe Radojiçiç , dhe ai mund të ketë vepruar për t’i treguar se un jam përtej teje.“-tha gazetari në Top Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat