“Po do me goditë qeverinë” – Dugolli e Mirena përplasen në debatin për sulmin terrorist në Veri

Aktuale

“Po do me goditë qeverinë” – Dugolli e Mirena përplasen në debatin për sulmin terrorist në Veri

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 22:43

Gjatë emisionit të Pressing  ka pasur edhe përplasje në mes deputetit, Enver Dugolit dhe gazetarit, Ilir Mirena.

Në një moment, Dugolli tha se “tash Mirena doli në temën e tij”.

“Cila është tema e Mirenës”, u pyet Dugolli.

”Tash doli në temë që i pëlqen më së shumti për me godit qeverinë, po dëshiron edhe tash me godit qeverinë”, u përgjigj Dugolli.

Më pas Dugolli tha se pushteti aktual ka ndërtuar baza në Veri që forcojnë sovranitetin.

“2021 kemi pasur vetëm pikat kufitare, ka qenë e pamundur depërtimi për shkak se nuk i ke pasur këto bazat që i kemi tani”, tha Dugolli.

Por atij ia ktheu Mirena se çfarë sovraniteti ka, kur kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetimi “mbet në zyre”.

Më pas Mirena tha se përkundër profesionalizmit të Policisë, ka KFOR’in aksioni nuk do të kishte sukses.

’Çarë sovraniteti ke shtri veri ku kryetarin e ki se 4 muaj veri. Aksioni i djeshëm nuk ish kry pa KFOR’in”, tha Mirena

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat