“Më mirë se kaq nuk i shërbehet Beogradit dhe Rusisë!”/ Bytyçi i ashpër me Fevziun e Haxhiun, fton SPAK-un t’i hetojë, kjo është arsyeja

Aktuale

“Më mirë se kaq nuk i shërbehet Beogradit dhe Rusisë!”/ Bytyçi i ashpër me Fevziun e Haxhiun, fton SPAK-un t’i hetojë, kjo është arsyeja

Nga: M.L. Më: 25 shtator 2023 Në ora: 23:34
Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyç ka komentuar debatin që është duke u zhvilluar në emisionin televiziv “Opinion”, ku i ftuar është edhe analisti Baton Haxhiu.

Në një postim në Facbook, Bytyçi shkruan se “lepuri” i gjithë emisionit qëndron tek shfajësimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë ku edhe u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës.

“Do, s’do duhet ta ndjekësh pak kohë Opinionin e Fevziut! Sa për të provuar ku fle lepuri!

Lepuri i këtij emisioni të kësaj mbrëmjeje qëndron te shfajësimi i Aleksandër Vuçiç! Këtë e provoi që në fillim dhe në vazhdimësi drejtuesi i emisionit, i cili u thotë të pranishme se nuk ka asnjë provë se është e implikuar Serbia në aktet terroriste të djeshme në veri të Kosovës.

Ndërsa Baton Haxhiu ka dy qasje, qasjen "nacionaliste", kur flet për policinë e Kosovës dhe qasjen e shfajësimit të presidentit të Serbisë. Arriti të thotë se grupi i madh terrorist e kriminal që sulmoi policinë e Kosovës është në radhë të parë kundër Vuçiç e më pas kundër institucioneve të Kosovës. Sepse, sipas tij, ka institucione serbe që nuk e duan një marrëveshje të presidentit serb me Kosovën. Madje Batoni lëshoi edhe rrenën tjetër pro-serbe: - Tha se gjithë serbët në veri janë mbështetje e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës! Ndërsa unë kam dëgjuar aq shumë serbë. të cilët dëshmojnë se janë kundër Listës Srpska!

Edhe Esmeralda thotë se "Vuçiç nuk kishte interes për destabilzim"! Edhe asaj i kanë dhënë detyrën para se të niset për në emision! Vetëm Alizoti është i saktë. Por është vetëm!”, komentoi Bytyçi.

E kjo sipas tij është një strategji që Vuçiqi të paraqitet si viktimë e forcave radikale dhe sipas tij në këtë mënyrë qëllimi është që Kurti të detyrohet ta pranojë asociacionin.

“Shihni çfarë strategjie: - Të paraqitet Aleksandër Vuçiç si i moderuar dhe madje si viktimë i forcave radikale. Më mirë se kaq nuk i shërbehet Beogradit dhe Rusisë! Më mirë se me këtë argument nuk e dëmton Kosovën dikush, as vetë presidenti i Serbisë. Ideja është të thuhet se "Meqë Vuçiç nuk është fajtor, Kurti duhet t’i nënshtrohet kërkesave të tij për të krijuar një Republika Srpska në Kosovë", ka nënvizuar Bytyçi.

Në fund profesori i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë nëse financohet Opinioni dhe opinionistët e tij nga paratë serbe apo jo!

“Është tmerr i vërtet ky lloj anti-shqiptarizmi!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat