Rron Gjinovci, analistëve: A keni naj troh ftyre a hiç?

Aktuale

Rron Gjinovci, analistëve: A keni naj troh ftyre a hiç?

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2023 Në ora: 00:19
Rron Gjinovci

Dita e diel në Kosovë ishte e kobshme.

Terroristët serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit, vrasin rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tani, në vendin tonë, po komentohet ky aksion.

Rron Gjinovci iu ka reaguar analistëve të cilët sipas tij, deri tani kanë kritkuar Kurtin për qasjen në veri.

Sipas tij, ata ka thënë se pse po shkon Kurti në veri, tani po na tregojnë se si duhet të zhvillohej aksioni.

“S'po muj me besu që qita analistat që sytë dojshin me na i nxerrë pse po shkon Albini në veri tash po majnë leksione qysh ky ishte aksion i duhur. Ju a keni naj troh ftyre a hiç?”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat