Analisti i njohur ‘zbërthen’ deklaratën e Ramës pas sulmit në veri: U tha të huajve se Kosova është vetëm - ja mesazhi i koduar

Aktuale

Analisti i njohur ‘zbërthen’ deklaratën e Ramës pas sulmit në veri: U tha të huajve se Kosova është vetëm - ja mesazhi i koduar

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 06:23
Edi Rama

Neritan Sejamini ka folur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, pas sulmit terrorist në Kosovë, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se Rama u dha mesazh të huajve se Kosova është vetëm dhe Shqipëria jo vetëm që nuk do ta mbrojë në këtë situatë, por nuk do të ndërhyjë fare. Sipas Sejaminit, kjo deklaratë vjen për shkak të interesave politike të Ramës.

"Deklarata e Ramës është e kujdesshme dhe e qëllimshme. Ai ka dashur të përcjellë mesazh për të huajt. I ka thënë botës, bëni ç’të doni, Kosova është vetëm, ne nuk do të reagojmë. Është qëndrim për interesin politik të zotit Rama. Rama thotë, më lini të bëj çtë dua, por jam njeriu juaj dhe njeri i dobishëm për ju. Rama u tha, nga unë nuk do të keni asnjë presion. Zoti Rama, përdor fjalën "euroatlantik", që nuk përdoret gjëkundi si te ne. Është fjalë për sigurinë, e përgjithshme. Ç’do të thotë? Franca përshembull është pro Serbisë. Edhe Franca është euroatlantike.

Interesat e Amerikës dhe të huajve, në Ballkan janë gjeostrategjike, jo interesa dashurie. Rama u ka thënë, se në gjeostrategjinë e Ballkanit, Shqipëria nuk do t’ju hyjë.

Është deklaratë e mirëstudiuar", deklaroi Sejamini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat