Plagosja e Milan Radojiçiqit, gazetari shqiptar rrëfen detajet nga Beogradi

Aktuale

Plagosja e Milan Radojiçiqit, gazetari shqiptar rrëfen detajet nga Beogradi

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 07:14
Milan Radojiçiç

Një media boshnjake, Istraga.ba shkruan se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç është një nga të plagosurit e sulmit terrorist në Kosovë.

Gazetari Idro Seferi raportoi për “Now me Erla Mëhillin” duke sqaruar se deri më tani ky është i vetmi informacion që kanë.

“Natyrisht që në shumë rrethana është përmendur Radojiçiç edhe si një nga personat e mundshëm që mund të ketë qenë pjesë e organizimit.

Dihet gjithashtu që disa herë ai është përmendur si një nga njerëzit që ka kërcënuar në veri dhe është futur dhe ilegalisht në pjesën e Kosovës veriore dhe ka pasur dhe video ku ka kërcënuar për ngjarje që do të pasojnë më vonë nga ana e tij, por nuk ka ndonjë konfirmim nëse bëhet fjalë për Milan Radojiçiç,” – u shpreh Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat