Gazetari raporton nga Serbia: Si u dërguan në spital terroristët serbë

Aktuale

Gazetari raporton nga Serbia: Si u dërguan në spital terroristët serbë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 07:23
Gazetari Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi raportoi nga Serbia për “Now me Erla Mëhillin” ku dhe tregoi se agresorët që kryen sulmin terrorist ndaj Kosovës në veri të vendit janë dërguar në spital rreth orës 3 të pasdites.

“Të plagosurit mendohet se janë sjellë në spital në orën 3 të pasdites dhe në atë kohë besoj që institucionet kanë qenë në alarm,” – tregoi gazetari.

Ndër të tjera ai tha se armët janë gjetur shumë lehtësisht sepse ka dyqane ku tregtohen, pavarësisht shtrëngimeve në ligj.

“Edhe pajisjet përcjellëse, që janë çantat dhe uniformat mund të blihen shumë lehtë në dyqane të ndryshme, por një numër kaq i madh është vështirë të mos dallohet nga asnjë institucion i sigurisë, qoftë dhe nga NATO apo nga autoritetet në Serbi,” – tha Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat