Departamenti i Shtetit dënon ashpër sulmin ndaj policisë dhe fton Beogradin edhe Prishtinën në përmbajtje dhe mos-ngritje të tensioneve

Aktuale

Departamenti i Shtetit dënon ashpër sulmin ndaj policisë dhe fton Beogradin edhe Prishtinën në përmbajtje dhe mos-ngritje të tensioneve

Nga: F.B. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër “sulmin e dhunshëm dhe të koordinuar” ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të 24 shtatorit dhe iu bëjnë thirrje Beogradit edhe Prishtinës që të përmbahen nga secili veprim dhe retorikë që mundet shtesë të nxis tensione mes palëve, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Këtë e deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, duke potencuar se palët duhen përmbajtur dhe mos të bëjnë veprime apo retorikë nxitëse të tensioneve.

"Mbi të gjitha dënojmë ashpër sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. I shprehim ngushëllime dhe bashkë-ndjejmë me familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të rënë në detyrë. Kryesit e këtij krimi duhet të merren në përgjegjësi përmes procesit transparent hetues” tha Miller.

Më pas Miler bëri thirrje palëve që të tregojnë maturi, përmbajtje nga secili veprim dhe nga retorikat nxitëse që mund të acarojnë situatën dhe të punojnë me partnerët në de-eskalim të situatës.

“Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që mund të nxis shtesë tensionet dhe të punojnë në koordinim me partnerët në de-eskalimin e plotë të situatës, krijimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit dhe të i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE” ka thënë Miller në takimin me gazetar, transmeton “Pavlovic Today”.

Si dihet në fshatin Banjskë në natën mes të shtunës edhe të dielës ka ndodhur një konflikt i armatosur mes një grupi të serbëve që sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti një polic i vrarë dhe dy tjerë të plagosur ndërsa në reagimin e Policisë, 4 sulmues mbetën të vrarë të raportuar deri tash dhe shumë tjerë të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat