Policia e Kosovës u dërgon rreth 100 pako ushqimore qytetarëve në Banjskë

Aktuale

Policia e Kosovës u dërgon rreth 100 pako ushqimore qytetarëve në Banjskë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dërguar pako ushqimore ndaj banorëve të fshatit Banjskë të Zveçanit.

Në fotografitë që ka publikuar Koha.net, shihen zyrtarë policiorë me pako ushqimore duke i dërguar te familjet që banojnë aty.

Sipas informatave, janë dërguar rreth 100 pako ushqimore.

Këto ditë shihet një kujdes i shtruar nga policia për shkak të tensioneve të krijuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat