Osmani kujton Masakrën e Abrisë: Regjimi i Millosheviqit ua mori jetën egërsisht 23 anëtarë të familjes Deliu

Aktuale

Osmani kujton Masakrën e Abrisë: Regjimi i Millosheviqit ua mori jetën egërsisht 23 anëtarë të familjes Deliu

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:15
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Abrisë 25 vjet më parë nga forcat serbe.

25 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit, pamëshirshëm dhe egërsisht ua mori jetën, duke masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, pleq, gra e të rinj nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeçe”, ka shkruar Osmani.

Osmani kujtoi edhe dëshmorët që ranë në këtë ditë, duke luftuar për liri.

Në këtë ditë kujtojmë edhe heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë. Le t’i kujtojmë të gjithë ata që humbëm me dashuri e respekt, dhe le të punojmë së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat