Nagavci: Tregu i punës kërkon të rinj të përgatitur në teori dhe praktikë

Aktuale

Nagavci: Tregu i punës kërkon të rinj të përgatitur në teori dhe praktikë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:23
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, arsimi i lartë është një nga pesë shtyllat për rritje të cilësisë në arsim.

Në konferencën me titullin “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, Nagavci u shpreh se Kosova është e para që ka ligj të ri për arsimin e lartë.

Madje tha se për këtë po angazhohen dhe se tregu i punës kërkon të rinj me teori dhe praktikë.

Kjo konferencë e konfirmon punën e përbashkët në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë. Një nga objektivat tona është rritja e cilësisë në arsim. Ky prioritet vazhdon të spikat në agjendën tonë. Arsimi i lartë nëpër botë po vazhdon të rritet dhe të avancojë, andaj edhe ne jemi në përpjekje të jemi një hap me ta. Tregu i punës kërkon të rinj me teori dhe praktikë. Arsimi i lartë është një nga pesë shtyllat për rritje të cilësisë në arsim”.

“Projektligji që është votuar, jo vetëm që përcakton avancimin e arsimit të lartë por edhe i obligon universitet të garantojnë cilësi. Kosova është vendi i parë që ka një ligj të ri por edhe garanton në funksionimin e avancuara ndërkombëtare”, tha Nagavci, teksa shtoi se kanë përcaktuar edhe buxhetin për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat