Sveçla në BBC tregon si ndodhi sulmi në Banjskë

Aktuale

Sveçla në BBC tregon si ndodhi sulmi në Banjskë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:26
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një intervistë në BBC, ka dhënë detaje nga sulmi i së dielës në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues nga grupi kriminal serb.

Sveçla, tregoi se si ka filluar e gjithë ngjarja dhe si ka vazhduar për tërë ditën e diele.

Ministri, mes tjerash u pyet nga prezantuesja edhe për dialogun.

“Herët në mëngjes, një patrullë policore në një detyrë normale është sulmuar, dhe në këtë sulm fatkeqësisht një nga zyrtarët tanë policor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur”, u shpreh Sveçla për BBC.

“Ne kemi parë dy kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe sulmet vazhduan pothuajse për gjithë ditën”.

“Ka një rrugë për t’u kthyer në negociata, ajo çka ne duam që të sigurohemi që të gjithë të ndihen të sigurt të sigurojmë sundim të ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”.

“Fatkeqësisht Serbia mendon se me sulme terroriste mund të ndryshojë situatën dhe mendojnë që mund ta vendosin në tryezë të bisedimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat