Tahiri: Borell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë

Aktuale

Tahiri: Borell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:49
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borel dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka bërë me dije se pas ngjarjeve të fundit në veri, BE-ja duhet të reagoj edhe ndaj Serbisë.

Në profilin e saj në “Facebok, Tahiri ka shkruar se BE-ja tani duhet ta sanksionojë edhe Serbinë.

“Borell dhe Lajcak në çfarë planetin janë, duhet të japin dorëheqje pas sulmit hegjemon të Serbisë ndaj Kosovës. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian; të shkarkoj dy ndërmjetësuesit. Kosovën e ndëshkuan kur bëri gabime, tash pa ndëshkuar Serbinë thirrjet për vazhdimin e dialogut nuk kanë asnjë kuptim”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat