Këta janë terroristët serbë të vrarë në Kosovë

Aktuale

Këta janë terroristët serbë të vrarë në Kosovë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:38
Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedeljkoviq

Është konfirmuar identiteti i tre prej katër sulmuesve të vrarë që morën pjesë në sulmin ndaj Policisë së Shtetit të Kosovës dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë edhe një polic.

Bëhet fjalë për Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedeljkoviq, të tre nga Zveçani, ndërsa për momentin nuk dihet identiteti i sulmuesit të katërt. Milenkoviq (50-vjeçar) është baba i dy fëmijëve, dhe ai ka punuar si shofer i ambulancës në Qendrën Spitalore Klinike të Mitrovicës, për momentin nuk dihen informata se çfarë po bënin Mijailoviq dhe Nedeljkoviq, transmeton mediumi Klix.ba.

Më herët është bërë e ditur se në manastirin e pushtuar nga terroristët janë gjetur dokumente të Milan Radoiçiqit, kriminelit të njohur nga lista e zezë amerikane, gjatë bastisjes pas përfundimit të aksionit të policisë së Kosovës.

Kujtojmë se një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës që ka ndodhur në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat