Detaje të reja për terroristët e plagosur që janë trajtuar në spitalin e Novi Pazarit

Aktuale

Detaje të reja për terroristët e plagosur që janë trajtuar në spitalin e Novi Pazarit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Terroristët serbë të plagosur në konfliktin me Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, pas së cilës janë transferuar në objekte të tjera shëndetësore.

Siç raporton mediumi N1, dy meshkuj, 26 dhe 29 vjeçar, ishin në terapi intensive në repartin kirurgjik të spitalit në Novi Pazar.

Njëri u pranua me plagë me armë zjarri në krah dhe këmbë, ndërsa tjetri u qëllua në gjoks, por nuk kishte plagë nga arma e zjarrit për shkak se mbrohej me parzmore.

Gazeta Danas bëri të ditur se nga pasditja e djeshme dy persona të lënduar në Banjskë nuk ndodhen më në spitalin e Novi Pazarit dhe janë transferuar në një objekt më të madh shëndetësor në Serbi.

Sot thuhet se të hënën në orën 12:00-13:00, i shoqëruar nga policia, është sjellë një tjetër i plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas mjekimit, edhe ai është transferuar në një institucion tjetër shëndetësor.

Të dielën mediat raportuan se para repartit kirurgjik të spitalit të Novi Pazarit ka pasur prezencë të dukshme policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat