“Ku fshihet djalli i Aleksandër Vuçiqit në reagimin e Edi Ramës?”, atë që e kërkoi Rama, e kërkoi edhe Vuçiqi nga QUINT-i!

Aktuale

“Ku fshihet djalli i Aleksandër Vuçiqit në reagimin e Edi Ramës?”, atë që e kërkoi Rama, e kërkoi edhe Vuçiqi nga QUINT-i!

Nga: N. Sh. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:50
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori universitar, dhe analisti politik Enver Bytyçi, thekson se po bëhet një fushatë për të rehabilituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për deklaratën dhe kritikën e tij për shpalljen e ditëve të zisë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bytyçi flet për të vërtetën e kësaj dhe shton pyetjen se “ku fshihet djalli i Vuçiqit në reagimin e Ramës”?

Profesori shkruan se atë që e kërkoi Edi Rama, e kërkoi edhe Vuçiqi në takimin e tij me ambasadorët e QUINT-it, pra forcimin e KFOR-it në veri dhe largimin e Policisë së Kosovës nga atje.

“Këtë të dytën nuk është budalla ta përmendë kryeministri i Shqipërisë, pra largimin e policisë. Por jam i bindur se në çdo deklarim të tij, edhe kur duket "ashpërsisht" anti-Vuçiq, Edi Rama kujdeset që ta kurojë mikun e tij në Beograd. Diçka do të ngjasojë te njëri-tjetri! E pamundur të jetë ndryshe!”, shkruan profesori.

Shkrimi i plotë:

Po bëhet fushatë për ta rehabilituar Edi Ramën për deklaratën dhe kritikën e tij sa i përket shpalljes së ditëve të zisë nga ana e Vuçiq për terroristët serbë që sulmuan policinë e Kosovës në Zveçan. Po cila është e vërteta? Ku fshihet djalli i Aleksandër Vuçiq në reagimin e Edi Ramës?

Shihni çfarë thotë: - “Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, - apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! ”

Pjesa e dytë e reagimit të tij thirret: - Apo do të vazhdojnë ti mbajnë dialogun për normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë"!

Të njëjtën gjë kërkoi në takimin me ambasadorët e QUINT-it presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Forcimin e KFOR dhe largimin e policisë së Kosovës nga veriu. Këtë të dytën nuk është budalla ta përmendë kryeministri i Shqipërisë, pra largimin e policisë. Por jam i bindur se në çdo deklarim të tij, edhe kur duket "ashpërsisht" anti-Vuçiq, Edi Rama kujdeset që ta kurojë mikun e tij në Beograd. Diçka do të ngjasojë te njëri-tjetri! E pamundur të jetë ndryshe!

Ngjarja e së dielës në Zveçan dëshmoi se terroristët serbë u ndihëmuan nga KFOR-i, duke i lënë të largohen si në piknik prej vendit të krimit. Sepse ishin të mbrojtur pikërisht nga ana e KFOR-it. Ndërsa policia e Kosovës po të kishte dorë të lirë, të gjithë ose do ishin dorëzuar, ose do kishin shkuar te të shumtët! Kështu që kryeministrit të Shqipërisë i takon të kërkojë shtimin e prezencës së ploicisë së Kosovës dhe abrogimin e lejes nga KFOR-i për angazhimin e ushtrisë në veri, krahas përforcimit të KFOR-it!

Harrojeni se mund të bëjë kërkesa të tilla kryeministri ynë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat